UMB Volej, mbron “kurorën” e Titullit Kampion

1073
Nga Elona BANO, Enkeleda BRAHO
VOLEJBOLL/ Tjetër sukses për skuadrën që drejtohet Grupi “Dudaj”, në finale mposht Partizanin
Për të katërtin vit radhazi Barleti Voley është shpallur Kampion i Shqipërisë në volejboll për femra. Dje në mbrëmje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u vulos edhe fitorja e katërt e ekipit të barletasve, i cili ka mundur me rezultatin 3-0 ekipin e Partizanit duke i rrëmbyer edhe për këtë sezon, Titullin Kampion.

Barleti voley ka dominuar gjatë gjithë sezonit duke fituar Kupën e Federatës, Kupën e Shqipërisë dhe së fundmi Titullin Kampion. Ky ekip i drejtuar nga trajneri Hasan Gurabardhi, nuk njeh asnjë humbje për katër vjet radhazi, duke fituar çdo trofe të mundshëm. Barleti Voley është padyshim ekipi që dominon përfundimisht rrjetën e volejbollit shqiptar. 

Gjatë këtyre viteve mban peshën e titullit kampion, duke numëruar 20 kupa të fituara dhe merituara plotësisht. Barleti voley do vazhdojë të triumfojë sërish sepse është një model për t’u ndjekur nga të gjithë. Një sukses që shton një tjetër trofe në muzeun e skuadrës së momentit në volejbollin shqiptar. Trajneri Hasan Gurabardhi shprehet i lumtur për këtë fitore dhe premton suksese të tjera në të ardhmen. 

Ndeshja e djeshme
Finalja e djeshme kishte tre sete, ku të tre setet u fituan nga Barleti Voley. Më emocionuesi ishte seti i tretë, i cili u mbyll 28-26 pasi kampionët kërkonin mbylljen përfundimtare dhe ruajtjen e titullit kampion, ndërsa ekipi i Partizanit kapej në çdo rast e mundësi për të vazhduar garën.

Në përfundim fitoi bindshëm Barleti Voley pasi ai ka punuar seriozisht dhe ka funksionuar më së miri duke pasur një ndërlidhje kimike midis vajzave të reja dhe lojtareve veterane. Pikëshënuesja më e mirë dhe kapitenia e skuadrës Enkeleda Braho me 21 pikë, Tuci me 11 pikë dhe Bego me 10 pikë. Ndërkohë nuk duhet harruar edhe ekipi i formacionit bazë, i cili ka luajtur me seriozitet dhe vetëmohim i përbërë nga Braho, Xheka, Tuci, Picaku, Fagu, Bego dhe më e reja Hasku.

Po si lindi ky ekip?
Për hir të së vërtetës duhet të pranojmë që është një ekip sui generis. Një Universitet privat, i vetmi në Shqipëri, i cili ka dhe një ekip për femra të federuar. Kjo është meritë vetëm e pronarit të këtij klubi, z. Gafur Dudaj, i cili që para 14 vitesh në vitin e largët 2003 në bashkëpunim me Mjeshtrin e madh të Sportit, z. Kreshnik Tartari krijuan ekipin e volejbollit për femra që asokohe quhej Aulona. Në vitin 2005 ekipi u përfshi në strukturën e Universitetit Marin Barleti, gjithashtu në pronësi të grupit Dudaj. Në këtë moment, skuadra merr një emër të ri, atë të UMB Volley. Që në zanafillë të vet, ekipi është trajnuar nga i mirënjohuri, Z. Kreshnik Tartari dhe ndihmësi i tij, Z. Petrit Shpata. Të dy trajnerët i janë dedikuar me përkushtim ekipit, duke vënë në dispozicion të tij kohën, bagazhin e tyre profesional dhe pa diskutim edhe pasionin për volejbollin. Pikë kyçe ne suksesin e këtij ekipi ka qenë mbështetja e përhershme e donatorëve të tij, e atyre që i dhanë jetë dhe që e shoqërojnë në çdo sfidë. Aktualisht ekipi me shumë profesionalizëm drejtohet nga trajneri Hasan Gurabardhi i cili po ashtu ka shtuar perla të rëndësishme në kurorën mbretërore të titujve të barletasve. 

Ju deshën jo më shumë se tre vite, që në sezonin 2006-2007 Barleti Voley të ishte finaliste në Kupën e Shqipërisë dhe të renditej e katërta në Kampionatin Kombëtar e në Kupën e Federatës. Më pas, në sezonin ’07-’08 UMB Volley përfshin në përbërjen e tij disa nga lojtaret më me eksperiencë të volejbollit në vite, si Denisa Carçani apo Junida Shollo. Ekipi bën një paraqitje shumë të mirë gjatë kampionatit dhe arrin kulmin në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar në ndeshjen gjysmëfinale ekipin e Teutës, pretendentja kryesore për atë trofe dhe duke luftuar deri në fund edhe për trofeun e Kampionatit. 

Student-lojtarë të ekipit universitar sipas përvojës amerikane 
Barleti Volley funksionon ndryshe nga ekipet e tjera të Kampionatit Shqiptar, duke sjellë një risi që bazohet në modelin anglo-sakson. Kjo risi u integrua si formulë e re në strukturën organizative të Universitetit Marin Barleti, që prej sezonit sportiv ’07-’08. Ekipi ka në përbërjen e vet studente të këtij institucioni arsimor dhe mbi bazën e kësaj formule, ky universitet shpërndan bursa studimi për sportistet e Barleti Volley. Në këtë mënyrë, studentët-lojtarë zhvishen nga çdo detyrim financiar kundrejt Universitetit Marin Barleti.

Në këtë mënyrë Universiteti Marin Barleti promovon konkretisht jo vetëm talentin sportiv dhe arritjet sportive por ju jep një mundësi reale studentëve të degës së Edukimit Fizik dhe Sporte që të luajnë me një ekip jo vetëm profesionist, por mbi të gjitha Kampion të pathyeshëm prej katër vitesh. Duhet përmendur këtu që Universiteti Marin Barleti është i vetmi universitet jopublik, i cili ofron që prej vitit 2011 degën e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe që prej vitit 2016 Master në nivel profesional dhe shkencor në programin Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte. 

Për më tepër duhet theksuar që SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” është klasifikuar i pari në renditjen e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat në Shqipëri nga Kompania angleze QAA, dhe, akoma më shumë se kaq, cilësia akademike dhe jeta studentore që zhvillohet në këtë universitet u vlerësua maksimalisht dhe meritoi akreditimin më afatgjatë që parashikon ligji për arsimin e lartë, atë prej 6 vitesh. 
Barleti voley ka dominuar gjatë gjithë sezonit duke fituar Kupën e Federatës, Kupën e Shqipërisë dhe së fundmi Titullin Kampion. Ky ekip i drejtuar nga trajneri Hasan Gurabardhi, nuk njeh asnjë humbje për katër vjet radhazi, duke fituar çdo trofe të mundshëm. Barleti Voley është padyshim ekipi që dominon përfundimisht rrjetën e volejbollit shqiptar
HISTORIA
Kur dhe Si u krijua skuadra
Ekipi u themelua në vitin 2003 nga zoti Gafurr Dudaj, dhe emri origjinal ishte Aulona Volley. Në vitin 2005, ky ekip iu bashkua strukturës së Universitetit, të sapo themeluar “Marin Barleti”, i cili është gjithashtu pronë e Grupit “Dudaj”. Kjo ekip ishte në këtë kohë riemëruar Barleti Volley dhe kishte trajner Kreshnik Tartarin, me mbështetjen e vazhdueshme e Grupit “Dudaj”. 

Në sezonin 2003 -2004, ekipi u njoh si Aulona Volley dhe mori pjesë në divizionin A2. Në debutimin e tij në kampionatin kombëtar kontribuan disa nga emrat më të mëdhenj të volejbollit shqiptar, si Alketa Doçi, Kreuza Lako, Dida Kostandinova etj. Në fund të këtij sezoni Aulona Volley u ngjit në divizionin A1. Në sezonin 2004-2005, u rendit në vendin e 6-të, në sezonin 2005-2006 ekipi u bashkua me Universitetin “Marin Barleti” dhe u përfaqësua si Barleti Volley. Viti i parë i emrit të ri ishte shumë i suksesshëm, sepse vajzat vazhduan të luanin në Kampionatin Kombëtar, si dhe në Kupën e Republikës. Tre vite më pas ishin të suksesshme për ekipin e Volley Barleti, u rendit në mesin e tre skuadrave më të mëdha të volejbollit shqiptar të femrave, ndërsa në sezonin 2006-2007 ishte finalist i Kupës së Shqipërisë dhe i katërti në Kampionat. Në sezonin 2008-2009 ekipi mbajti një nivel të lartë të lojës gjatë gjithë sezonit, i cili u shfaq edhe gjatë gjysmëfinale të Kupës republikane kur ata mposhtën ekipin Teuta, kontestuesi kryesor për të gjitha trofeun atë sezon. Në këtë sezon, Barleti Volley krijoi një strukturë të re, me disa nga lojtaret më të mira të volejbollit në Shqipëri, ku edhe fitoi Kupën e Shqipërisë, por në finale u mund nga Tirana dhe nuk fitoi Titullin Kampion. Në sezonin 2009 -2010, në ekip erdhi lojtarja amerikane Kelly Goc, dhe për ndeshjen finale të Kupës amerikania tjetër, Amanda Cvejdlik. Përsëri u fitua Kupa e Shqipërisë dhe vendi i dytë në Kampionat, ndërkohë që në katër sezonet e fundit, kjo skuadër ka qenë Kampione absolute.
4 sezone
UMB Volej ka fituar katër herë Titullin Kampion në volejbollin e femrave të Shqipërisë, përkatësisht në sezonet 2013-2014, 2014-2015, 2015-2016 dhe 2016-2017
Respekt për Presidentin e UMB Volej, Gafur Dudaj
Një falënderim i veçantë për sukseset që ka arritur UMB Volej, shkon për Presidentin e Universitetit “Marin Barleti”, zotin Gafurr Dudaj. Të gjitha sukseset që ka arritur kjo skuadër që nga krijimi i saj, janë të lidhura me ndihmën, përkushtimin e respektin që Gafur Dudaj ka treguar për skuadrën. Titulli i katërt radhazi Kampion, tregon se progresi nën drejtimin e trajnerit Hasan Gurabardhi, ka edhe dorën e Presidentit që e ndërtoi këtë ekip, zotit Gafur Dudaj.
SKEDA E FINALES
UMB Volej-Partizani 3-0
Setet: 25:17, 25:22 dhe 28:26
Formacionet
UMB Volej: Hasku, Neli, Veraj, Brati, Xheka, M. Tuci, Shabaku, Braho, Çaushaj, Picaku, Xhelilaj, Bego, Fagu, Ligaj. Trajner: Hasan Gurabardhi
Partizani: Muça, E. Tuci, Pira, Gongo, Fetaj, Blloku, Mçorrapaj, Matraku, Agolli, Kole, Ortega, Xhaferraj, Shehu, Sherra. Trajner: Roland Tarja
Gjyqtarë: K. Gjoka, E. Dusha
Asistentë: L. Nurçe, A. Nurja
Sigal