UEFA-s i humbet durimi me 4 klube: Ose dilni nga Super League, ose jepini lamtumirën Champions!

277
Sigal

Vazhdon telenovela edhe pse gjithçka u mbyll në 48 orë! Në fakt, projekti i kompeticionit të ri është drejt dështimit, teksa tetë prej 12 klubeve themeluese janë tërhequr pas kërcënimeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Megjithatë, ende të palëkundur janë Real Madrid, Barcelona, Juventusi dhe Milani.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka sulmuar këta katër klube në prononcimin e dhënë për Associated Press.

“Është e qartë që katër klubet duhet të vendosin nëse janë pjesë e Super League apo Champions League.

Nëse duan të jenë pjesë e turneut të parë, atëherë ata nuk mund të luajnë në Champions League“, theksoi slloveni, kreu i futbollit evropian prej shtatorit të vitit 2016.