UEFA me plane të reja, një turne i ri pritet të nisë para Ligës së Kampionëve

183
Sigal

UEFA është duke përgatitur një turne të ri para fillimit të Champions League që do të shërbente si një fillim i sezonit.

Ai do të nisë që nga viti 2024, kur fillon edhe formati i ri i Ligës së  Kampionëve të miratuar muajin e kaluar.

Turneu do të ketë 4 skuadra, duke përfshirë edhe fituesin e Champions, në formatin “Final Four”. Shtetet e Bashkuara duket se është vendi më i përshtatshëm për t’u organizuar.

Superkupa e Evropës nuk do të zhduket, por nuk do të ishte më pjesë fituesi i Champions, por i Europa League dhe Conferencë League.

UEFA kishte një mendje të organizonte një Final Four në Champions, diçka që nuk ka qenë e mundur, ndaj do të provojë turneun veror.

Si do të zgjedhen katër skuadrat që do të luajnë në turneun e ri?

Duket e sigurt se, një prej tyre do të jetë kampioni i Champions League së fundit. Tre të tjeratmund të “tre skuadra shumë të suksesshme”, thekson L’Equipe, ose të parat e klasifikuara në ligën e rregullt në formatin e ri të Champions, sipas AP.

Në këtë mënyrë, UEFA do t’i jepte edhe më shumë velrë luftës për vendet e para në kompeticion.