Ronaldo mendon largimin nga Juventusi, ja kur pritet të ndodhë

469
Sigal

Zhgënjimi për eliminimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Ajaxit, është ende i pranishëm në mjedisin e Juventusit. Një nga lojtarët që e ka vuajtur më shumë është Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez u transferua në Torino gjatë verës për të ndihmuar kampionët e Italisë për të shkuar deri në finale dhe për ta fituar. Ai shënoi 6 gola shumë të rëndësishëm, një në ndeshjen e parë dhe një në kthimin kundër skuadrës holandeze, por nuk ishin të mjaftueshme. Limitet e Juventusit kanë zhgënjyer 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, që ende nuk ka reaguar në rrjetet sociale pas ndeshjes. Kanë nisur zërat e parë shqetësues që e shohin larg Juventusit në vitin 2020.

Sipas asaj që publikon gazeta italiane “La Repubblica”, morali i portugezit është në minimumin historik pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht fitores së Superkupës së Itali dhe titullit të sigurt. Bilanci vjetor do të konsiderohet në fund negativ.  Kjo nuk do të thotë se Cristiano Ronaldo do të largohet tashmë gjatë kësaj vere, por duket se në verën e vitit 2020 mund të ndodhë divorci i parakohshëm, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2022.