Sulejman Mema: Brezi im krijoi balancën e bilancit të rezultateve në “derbi”, bëj tifo për Tiranën

836
Sigal

“DERBI” TIRANA-PARTIZANI/ Ja si vjen atmosfera e kësaj sfide nga dy “Sulejmanët”, ish- lojtarë dhe ish-trajnerë në të dyja këto skuadra, mendojnë barazimin si rezultatin më të mirë

Si e mbani mend “derbin” e parë që ju keni luajtur me fanellën e Tiranës?

Ka qenë viti 1977 kur unë luaja me fanellën e 17 Nëntorit (sot Tirana), në “derbin” e parë kundër Partizanit. Ka qenë emocion shumë i madh nga ana psikologjike, sidomos për ne autoktonët tironas dhe, ndoshta emocionet nuk na kanë mundësuar të shprehnim vlerat tona më të mira.

Nga “derbi” i parë në të fundit, si kanë qenë emocionet tuaja në fushën e lojës?

Në kohën që kam luajtur unë futboll, por edhe përpara meje, këto ndeshje “derbi” në kryeqytet kanë sjellë gjithmonë shumë emocione. Madje edhe “derbi” tjetër me Dinamon, por me Partizanin ishte i veçantë, e tani duket sikur po kthehet ajo klima e bukur e këtyre sfidave.

Kur ju keni luajtur si futbollist, cila skuadër ka dalë më shumë fituese, Tirana apo Partizani?

Kujtoj se në atë kohë, këto ndeshje “derbi” Tirana-Partizani, dhe anasjelltas, më shumë kanë qenë të barabarta. Brezi im thuajse krijoi balancën e bilancit të rezultateve, por Partizani ka pasur më shumë fitore. Gjithsesi, më shumë se rezultatet, sot as nuk mendohet atmosfera që krijohej.

Po në bankinë, sa ndeshje “derbi” keni luajtur kundër Partizanit?

Unë i kam drejtuar të dyja skuadrat e kryeqytetit, më parë Tiranën e më pas Partizanin. Me Tiranën kam drejtuar 4 ndeshje “derbi” kundër Partizanit, ndërsa në bankinën e Partizanit kam qenë në 6 “derbi” kundër Tiranës. Në të dyja bankinat, kam pasur emocione të mëdha.

Më shumë keni fituar ju si trajner këto ndeshje “derbi” apo homologët tuaj të kohës?

Sinqerisht ju them se në të dyja bankinat që kam drejtuar tek këto skuadra, më shumë kanë fituar homologët respektivë. Por, në këtë periudhë, Tirana e ka dominuar “derbin” dhe gjithë futbollin shqiptar, pasi me ndryshimin e sistemit, kjo skuadër ka qenë më e kompletuar se Partizani.

Nëse do të jeni në stadium, për cilën skuadër do të bëni tifo?

Jo nëse, por unë do të jem në stadium nesër (sot), dhe këtë “derbi” do ta shoh në tribunën karshi me tifozerinë e Tironës. Tiranën e mendoj fituese, edhe pse në këto pesë javë nuk ka shënuar shumë gola. Por, duhet të jetë e kujdesshme nga kundërsulmi i shpejtë i Partizanit.

Sot nuk jeni pjesë e asnjërës skuadër, nëse ju kërkoj “skedinën”, e parashikoni 1, X apo 2?

Unë nuk jam shumë njohës i basteve, por këtë ndeshje e vendos 1, për gjithçka që së bashku biseduam për këtë “derbi”. Dhe, nuk dua ta mendoj në asnjë çast humbjen e Tiranës.

DERBI I 150-të

 

 

Formacioni i mundshëm

 

Tirana (1-4-3-3)

Lika

 

Doka   Turtulli        Berisha            Hoxhallari

 

Daja     Marveje           Hasani

 

Kobina      Blazhevski       Oduamendi

 

80 kampionate

Aktualisht është duke u zhvilluar Kampionati i 80-të Kombëtar i Futbollit, sot Kategoria Superiore, më parë është quajtur Kategoria e Parë.

39 tituj

Tirana e Partizani koleksionojnë së bashku 39 tituj Kampionë të fituar. Skuadra bardheblu e ka fituar 24 herë, ndërsa Partizani e ka fituar 15 herë.

 

TIRANA-PARTIZANI

Përballjet në Kampionat

Ndeshje                       149

Fitore Tirana                41

Fitore Partizani            48

Barazime                     60

Golat               164:212

 

TIRANA-PARTIZANI

Bilanci në Kampionat

Ndeshje 149, F 40, B 47, H 60, G 164:216

 

Përballjet në Kupë

Ndeshje                       28

Fitore Tirana                13

Fitore Partizani            7

Barazime                     8

Golat               28:25

 

FITUES TË

KAMPIONATEVE

Tirana              24 herë

Partizani          15 herë

FITUES TË KUPAVE

Tirana              15 herë

Partizani          15 herë

 

Trajneri i Tiranës, Ze Maria

Unë kurrë nuk premtoj fitoren, tifozët kënaqen po fitove kampionatin

Dje, trajneri i Tiranës është shprehur gjatë për “derbin” sot me Partizanin. Me një analizë të gjerë, tekniku brazilian theksoi se, kjo ndeshje vlen tre pikë, edhe pse është një tjetër atmosferë dhe pritshmëritë janë të larta. “Atmosfera është e mirë. Për ju nesër (sot) është ndeshja më e rëndësishme, për ne është një ndeshje që vlen tre pikë. Kam luajtur shumë derbi në karrierë, dhe jam i sigurt që jemi gati për ndeshjen. Nuk e kemi frikë Partizanin, por respekt se është një ekip i madh si ne, dhe rezultatin do ta shihni në fushë. Kurrë nuk premtoj fitoren, sepse derbi të mërzit për një ditë, por unë dua t’i fitoj të dyja, Kampionatin dhe Kupën”.