UEFA/ Champions League do luhet me vetëm një takim dhe me Final Four!

78

UEFA ka bërë gati planin B të saj në lidhje me Kupat e Europës pas vendimit të ditës së djeshme për t’u dhënë kohë qeverive dhe federatave deri më 17 qershor për të përpiluar protokollet e rifillimit. Ndaj nëse ligat do të shtyhen shumë, Nioni ka ndërmend të ndryshojë formulën e Champions dhe Europa League.

Në Champions do të luhen rregullisht dhe takimet e kthimit të 1/8-ave, ndërsa nga çerekfinalet do të luhen me një takim dhe një Final Four në Stamboll, me dy gjysmëfinale me sfidë të vetme dhe një finale në harkun e katër ditëve. Totali, 11 ndeshje dhe jo më 17. Sigurisht çdo gjë me dyer të mbyllura. Sfidat me vetëm një takim do të ketë si pritës ekipin që ka koeficientin më të mirë në UEFA.

Kjo formulë me një ndeshje dhe në bazë të koeficientit pritet të zbatohet dhe në verë në turet paraeliminatore kur ekipet shqiptare do të zbresin për të luajtur shanset e tyre në Kupat e Europës, çka do ta bënte me të vështirë ecurinë e tyre duke ditur se koeficienti i klubeve tona nuk është i lartë.