UEFA cakton një arbitër gjerman për gjysmëfinalen Itali-Spanjë

213
Sigal

UEFA ka zgjedhur gjermanin Felix Brych si arbitrin e ndeshjes gjysmëfinale mes Italisë dhe Spanjës të planifikuar për të martën e 6 korrikut në Wembley.

I lindur në Mynih në 1975, ai bëri debutimin e tij si arbitër në Bundesliga në 2004, por është një arbitër që ka precedentë të rëndësishëm në ndeshjet mes ekipeve italiane dhe spanjolle.

Brych ka drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve 2017 mes Juventus dhe Real Madrid, që përfundoi me triumfin e Blancos, por gjithashtu ka drejtuar edhe një ndeshje mes dy ekipeve kombëtare në tetor të 2016, kur Italia dhe Spanja barazuan 1-1 në Torino.