U emërua trajneri i Tottenham, Guardiola ka disa fjalë për Conten

179
Sigal

Trajneri Antonio Conte është mirëpritur në Premierligë nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

47-vjeçari u konfirmua si trajneri i ri i Spurs, 24 orë pas vendimit të Daniel Levyt për të shkarkuar Nuno Espirito Santo, shkaku i rezultateve të dobëta, transmeton lajmi.net.

Conte nuk do jetë në gjendje të jetë në krye për stërvitjen e parë, por do drejtojë skuadrën në vikend për ndeshjen ndaj Evertonit.

Tekniku italian do zhvillojë rivalitet me Klopp dhe Guardiola, dy trajnerët që kanë shkëlqyer në këto vitet e fundit.

Guardiola e ka mirëpritur Conten duke e cilësuar si trajner të mirë dhe i ka uruar më të mirat.

“Është trajner i mirë. Klubet dhe lojtarët që ka menaxhuar do jetë një punësim i shkëlqyer. Kanë qenë disa vite të vështira ku trajnerët vijnë dhe shkojnë. Unë i uroj më të mirat”.

Ndërkohë, Conte nënshkroi kontratë dyvjeçare që do e mbajë në klub deri në vitin 2023.