Tre kushtet që Messi i ka vendosur Barcelonës për të vazhduar të qëndrojë në Camp Nou

265
Sigal

Lionel Messi është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe në verë mund të largohet si futbollist i lirë nga Camp Nou.

Por me ardhjen në krye të klubit të presidentit Joan Laporta gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe Messi po mendon qëndrimin në klub.

33-vjeçari duket se ka vendosur të vazhdojë kontratën edhe për tri vite të tjera, por që ka tri kërkesa që duhet plotësuar nga klubi për ta bërë një gjë të tillë.

Kërkesa e parë ka të bëjë me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Messi ka kërkuar nënshkrime të rëndësishme nga klubi në mënyrë që të ndërtojë një skuadër kompakte edhe në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i talentuar, Eric Garcia në një transferim falas do të përmbushte këto kritere, sipas raportit, ashtu si edhe ardhja e Erling Haaland. Messi beson se një nënshkrim i “çmendur” si ai i Haalandit ose Lautaro Martinez është thelbësor nëse klubi do të dominojë përsëri Evropën.

Kapiteni i Barcelonës kërkesën e dytë ndaj klubit e ka që të vazhdojnë të besojnë tek të rinjtë, pasi ai ka krijuar një marëdhënie të jashtëzakonshme me lojtarët si Pedri, Ansu Fati apo Ilaix Moriba dhe dëshiron që klubi të vazhdojë t’ju besojë të rinjve nga La Masia.