Trajneri kosovar, Bunjaku publikon listën e lojtarëve kundër Shqipërisë

511
Trajneri i përfaqësues kosovare Albert Bunjaku ka bërë publik listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë. Në konferencën për shtyp Bunjaku ka vlerësuar këtë takim dhe mbi të gjitha ekipin e drejtuar nga Gianni De Biasi: “Është një ditë e veçantë një ndeshje me emocione. Kjo është një ndeshje festive dhe një ndeshje e mire për Kosovën që të luaj kundër Shqipërisë më të mirë të gjitha kohërave. Fakti që kjo ndeshje zhvillohet në Prishtinë dhe është një gjë shumë e mirë edhe për tifozët”, ka shtuar më tej trajneri i Përfaqësueses së Kosovës.
Këtë janë dhe lojtarët e ftuar nga Bunjaku për këtë takim miqësorë:
Portierë:
Samir Ujkani
Visar Bekaj
Mbrojtës:
Ilir Berisha
Loret Sadiku
Fanol Perdedaj
Denis Markaj
Leart Paqarada
Alban Pnishi
Avni Pepa
Mesfushorë/sulmues: 
Enis Alushi
Hekuren Kryeziu
Eroll Zejnullahu
Mergim Brahimi
Besar Halimi
Valmir Sylejmani
Bernard Berisha
Bersant Celina
Shpetim Hasani
Sigal