Manjani: Po përgatitet një axhendë agresive reformash

423
Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani i propozuar dje zyrtarisht si ministër i Drejtësisë pas dorëheqjes së Nasip Naços, ka deklaruar sot se po përgatitet një axhendë agresive reformash. Manjani tha se ka nisur puna dhe po përgatiten nisma anti-korrupsion që do të jenë pjesë e punës në Ministrinë e Drejtësisë.
“Takohem me kryetarin e Kuvendit çdo ditë. Po përgatisim axhendë të re reformash për të ndërtuar një sistem gjyqësor, administrativ gjithashtu. Jemi në punë duke u përgatitur për të marrë edhe nisma anti-korrupsion që do të jenë pjesë e punës në Ministrinë e Drejtësinë”, tha ai.
Sigal