Fleckenstein: Besoj se politika shqiptare, do mbyllë këtë javë procesin e dekriminalizimit

459
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein beson se politika shqiptare do të mbyllë brenda kësaj jave procesin e dekriminalizimit. Gjatë diskutimeve në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian ku u prezantua progres-raporti edhe për Shqipërinë, Fleckenstein tha se kjo cështje do të zgjidhet me dialog në parlament. “Kemi qenë në Tiranë dhe kemi folur mbi dekriminalizmin, apo quajeni si të doni. Kam përshtypjen që këtë javë do të ketë dialog mes partive të mëdha që kjo temë të përfundohet në Parlament. Këtë vit e shoh mjaft pozitiv duke parë faktin se të dyja palët janë afruar”, tha Fleckentesin. 
Ashtu si eurokomisioneri Johanes Hahn, edhe për raportuesin për Shqipërinë në PE Fleckenstein është i mendimit se 6-mujorin e ardhshëm vendi ynë duhet të angazhohet për të arritur me prioritet reformën në drejtësi. “Mendoj se reforma e drejtësisë dhe sistemi gjyqësor duhet të jenë prioritet numër një për simestrin e ardhshëm. Janë rregullat e lojës që të bashkëveprojnë partitë e mëdha, pasi duhet një maxhorancë kushtetuese dhe duhet aplikuar”, përfundoi Knut Fleckenstein
Sigal