Trajneri i Portugalisë: Belgjika ka dy ditë më shumë pushim, por i nxehti është në favorin tonë

298
Sigal

Në këto ditë kampionati Europian ”Euro 2020”, ka dhuruar spektakël të munguar prej një viti. Portugali do të ndeshet kundër Belgjikës në fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian, një nga duelet më të forta të këtij raundi.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka ngritur shqetësimin se kundërshtarët e tij kanë 2 ditë më shumë kohë për të përgatitur këtë takim tejet të rëndësishëm.

”Pushimi në këtë fazë është mjaft i rëndësishëm. Ne do të mundohemi të rikuperojmë lojtarët dhe t’i kemi ata në formë optimale për ndeshjen e radhës. Në do të përballemi në një terren me temperatura shumë të larta dhe besoj se kjo do të jetë në avantazhin tonë”.