Eusebio Di Françesko largohet nga Sampdoria. Mes trajnerit dhe klubit xhenovez, ka një akord për të prishur kontratën, dhe ai do të largohet me mirëkuptim nga të dyja palët.
Humbja e fundit në Verona me shifrat 2-0, ku golin e parë e shënoi pikërisht shqiptari Marash Kumbulla, duket se i ka kushtuar shtrenjtë trajneri të Sampdorias.
Di Françesko largohet duke e lënë Sampdorian në një situatë shumë të vështirë pas 7 javësh, në vendin e fundit në renditje, me vetëm 3 pikë të grumbulluara.






















