Trajneri i Ishujve Faroe para Shqipërisë: Nuk duam të prishim punë, do të aplikojmë skema të reja

54
Sigal

Ishujt Faroe mbyllin fushatën kualifikuese të Euro 2024 të hënën mbrëma, në atë transfertë ndaj Shqipërisë. Kjo kombëtare dëshiron të mbyllë këtë rrugëtim në mënyrën më të mirë të mundshme, me trajnerin Jakan Ericson që ka deklaruar se do të provojë disa skema të reja për këtë takim.

“Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë”, – Tha ai. Ishujt Faroe kanë marrë vetëm një pikë deri tani, atë ndaj Moldavisë.