Leonardo DiCaprio-n tregon pse do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Sharon Stone

41
Sigal

Mjaftoi një intervistë e aktorit të njohur për E!News ku ai zbulon se nuk resht së falënderuari Sharon Stone, e cila shumë vite më parë, më saktë në 1995-ën pagoi Leonardon për një rol në film, pasi studioja kinematografike e regjisorit Sam Raim, refuzoi ta punësonte për “The Quick and the Dead”.

Aktori DiCaprio përflitej asokohe për një Oscar të mundshëm pas interpretimit në “What’s Eating Gilbert Grape” dhe Stone ishte e “etur” për të punuar me yllin e ri në ngjitje me emrin Leonardo DiCaprio.

Ajo ishte e bindur për të marrë DiCaprio-n dhe Russel Crowe-n në film, madje ishte e gatshme të paguante për këtë.

Ajo u shpreh atëherë: “Këta janë dy aktorët me të cilët dua të punoj,” kujton DiCaprio. “Është e pabesueshme. Ajo ka qenë një kampione e kinemasë dhe u ka dhënë mundësi aktorëve të rinj që të përfshihen në role, kështu që unë i jam shumë mirënjohës,” vijon aktori.

“E kam falënderuar shumë herë,” shtoi ai. “Nuk e di nëse i kam dërguar një dhuratë reale falënderimi, por çfarë do të them apo të bëj nuk do të mjaftojë kurrë për të falënderuar sa duhet,” thekson DiCaprio.
Në kujtimet e librit të saj, “The Beauty of Living Twice”, Sharon Stone zbuloi se e pagoi vetë pagën e DiCaprio-s, pasi studioja TriStar Pictures refuzoi ta punësonte si aktor.

“Ky fëmijë i quajtur Leonardo DiCaprio ishte i vetmi që bëri audicion,” shkroi Stone, duke shtuar se ajo mori në provë një numër të vogël aktorësh adoleshentë për rolin.

“Studioja më tha se nëse e doja aq shumë, mund ta paguaja nga rroga ime. Kështu bëra,” vazhdon Stone.

“The Quick and the Dead” u shfaq në vitin 1995 së bashku me filma të tjerë të DiCaprio-s si “The Basketball Diaries” dhe “Total Eclipse”. Një vit më pas, karriera e aktorit shpërtheu me suksesin e “Titanic” të James Cameron.

Fituesi i çmimit Oscar është aktualisht në kinema si protagonisti i filmit “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese.