Itali, shqiptarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhu.nës së bashkëshortit

33
Sigal

Një nënë e re me origjinë shqiptare, është hedhur nga dritarja e banesës së saj në Itali, ku jeton me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre të vegjël, për t’i shpëtuar grushteve dhe shuplakave të tij.

Gruaja ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në Maggiore, ku u transportua menjëherë pas rënies me kodin maksimal të urgjencës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, po me origjinë shqiptare, është arrestuar.

Arsyeja, sipas mediave italiane, mendohet të ketë qenë xhelozia e çmendur e burrit dhe besimi i tij se partnerja e tij e kishte tradhtuar.

Kështu, pavarësisht nga prania e fëmijëve të tij të vegjël, në mbrëmjen e së enjtes, ai filloi të rrihte bashkëshorten me grushte dhe shuplaka derisa ajo në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, u hodh nga dritarja e banesës, e cila është ndodhet ne katin e dytë të një pallati në via Zanardi.

Menjëherë, të alarmuar nga fqinjët, kanë mbërritur punonjësit e shëndetësisë dhe disa patrulla policie.