Trajneri i Danimarkës optimisit: Mund të fitojmë Botërorin!

109
Sigal

Danimarka do të luajë ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Tunizisë.

Trajneri i danezëve, Kasper Hjulmand është shfaqet mjaft optimist në konferencën e zakonshme për shtyp, madje duke e tepruar disi.

Ai shprehet se kombëtarja e tij mund të fitojë Botërorin e Katarit.

“Ne jemi këtu për të fituar Kupën e Botës. Ëndrra jonë është të fitojmë diçka, nëse luan një turne me një grup si yni, me cilësi, mund të fitosh.

Dhe dua të them se ne mund të fitojmë deri në fund. Ne besojmë në aftësitë tona dhe e dimë se në ditën e duhur mund të mposhtim këdo” , tha Hjulmand.

Danimarka gjendet në një grup me Francën, Australinë dhe Tunizinë.