Tjetër goditje për Hansi Flick, ylli i Bayern rezulton për herë të dytë me Covid dhe humb ndeshjen me PSG-në

238
Sigal

Nuk kanë fund telashet për Bajernin, para sfidës me PSG-në në Ligën e Kampioneve, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme.

Pas Robert Levandovskit, Korretin Toliso dhe Mark Roka, tashmë Flik do të bëjë në ndeshjen e nesërme edhe pa Serge Gnabri. Ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Koronavirus ditën e sotme dhe është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij.

Pas dy testeve të kryera, Gnabri në të dyja rastet doli pozitiv dhe tashmë është i detyruar të qëndrojë në karantinë. Gjermani humb kështu ndeshjen e parë me PSG-në për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, por me shumë mundësi edhe atë të kthimit, e cila do të zhvillohet një javë më vonë.

Kujtojmë se Gnabri kishte rezultuar me koronavirus edhe në muajin tetor të vitit të kaluar, teksa tashmë i ka ndodhur e njëjta gjë dhe duhet të qëndrojë në karantinë.