Tjetër dëmtim te Bayerni, Thiago mbyllë sezonin në Bundesligë

292
Sigal

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara i është nënshtruar një operacioni në ijë dhe do të humbasë pjesën e fundit të kampionatit. Lajmi u zbulua nga trajneri Hansi Flick, në prag të ndeshjes me Moenchengladbach, që mund të sjellë edhe titullin e parë për të si trajnerë të bavarezëve.

Që të nisë festa në “Allianz Arena” e boshatisur, duhet që në të njëjtën kohë Dortmundi të humbasë kundër Duesseldorf. Vendasit në këtë ndeshje nuk do të kenë as dy sulmuesit e tyre kryesor, Thomas Mueller dhe Robert Lewandowski, të dy të skualifikuar.

“Thiago do të duhet të ndalet për tre javë. Kemi vendosur që të operohet tani për të qenë ndoshta gati për finalen e Kupës kundër Leverkusenit më 4 korrik.

Në këtë mënyrë do të shtohet edhe më shumë lista e të dëmtuarve te kampionët e Gjermanisë: Niklas Süle mungon që nga tetori për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, ndërkohë që Philippe Coutinho ka kryer një operacion në këmbën e djathtë dhe është në fazë rikuperimi.”Shpresojmë që ata të mund të kthehen gradualisht nga javën tjetër”, ka shtuar Flick.