Tirana sfidon Bylis, trajneri Magani: Bardheblutë gati, dihet objektivi i skuadrës time

46
Sigal

Numri një i stolit të Tiranës, Gugash Magani iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të ndeshjes ndaj Bylis.

“Drejtoj për herë të dytë Tiranën, për mua vlerësim dhe përgjegjësi shumë e madhe, nuk mund të them moment delikat por i pazakontë i Tiranës. Është mësuar dhe ka objektiva madhorë. Quhet sukses vetëm fitimi i kampionatit, ka pasur rast dhe kupa në kohët më të lavdishme nuk quhej objektiv shumë i suksesshëm. Do dalim nga kjo situatë e pazakontë. Mos kthejmë kokën prapa, të analizojmë çfarë ka shkuar, shikojmë përpara sepse ka ndeshje dhe sa ka filluar faza e dytë.

NOA

Është një grup me çuna të rinj që kanë shumë dëshirë të luajnë futboll. Ajo që kemi objektiv është të motivojmë lojtarët, ka rëndësi t’i mësojmë çfarë fanelle mbajnë në shtëpi. Është vlerësim dhe përgjegjësi. Shumë e rëndësishme të vrasim frikën, mendoj situata kalohet lehtë atëherë.

Bylisi e ka filluar keq kampionatin, bënë ndryshime në pankinë. Këto 3-4 javë ka pasur rezultate shumë të mira me lojë të mirë, dora e kolegut Dedes. Ne e vlerësojmë si derbi sepse çdo ndeshje vlen tri pikë, aq më shumë në këto pozita që jemi që na duhet fitorja.

Trajneri dhe stafi është te skuadra për të vrarë frikën, presionin ta mbajmë ne, lojtarët të mos kenë presion, të argëtohen, futbolli është art. Pastaj ia lëmë fatin dhe lojës, po fati është gjithmonë me më të fortin. Lajm i mirë që na kthehet kapiteni Përgjoni nga dëmtimi, është i gatshëm për lojë. Lajm i keq që Prengaj do mungojë 2-3 javë, apo një muaj, e përcakton stafi. Të gjithë lojtarët janë në pozita komode apo optimale për të dhënë kontributin për skuadrën”, – tha ai.