Tirana “kryeson” me 51 kartonë këtë sezon, ja 4 lojtarët që rrezikojnë pezullimin

199
Sigal

Katër lojtarë rrezikojnë të mos jenë në sfidën me Kastriotin për Tiranën. Grent Halili, Kristi Vangjeli, Jurgen Vrapi dhe Agustin Torasa kanë nga tre kartonë të verdhë.

Nëse luajnë me Bylisin dhe ndëshkohen me kartonë, e plotësojnë numrin katër të kartelave me ngjyrë të verdhë. Tirana ka vuajtur shumë këtë sezon nga kartonët. Ajo është një nga skuadrat që ka marrë më shumë këtë kampionat.

Më saktë, 51 të tillë. Janë 47 kartonë të verdhë, tre kartonë të kuq pas dy të verdhëve dhe një karton i kuq direkt. Kontrast me sezonin e shkuar kur bardheblutë ishin një nga ekipet më “Fair Play” në kampionat.