Kombëtarja U-16 zyrtarizon dy miqësore kundër Malit të Zi. Ja datat dhe vendi ku do të luhen sfidat

102
Sigal

Kombëtarja shqiptare U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Malit të Zi U-16. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Malazeze e Futbollit kanë arritur marrëveshjen që këto dy sfida të zhvillohen në datat 7 dhe 9 dhjetor.

Takimi i parë do të luhet në kompleksin e Federatës Malazeze në Podgoricë, të mërkurën e 7 dhjetorit në ora 13:00 ndërsa miqësorja e dytë do të luhet dy ditë më vonë, më 9 dhjetor në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër në ora 12:00.

Trajneri Kërçova do të zbardhë të shtunën listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, teksa synimi është vëzhgimi dhe testimi i lojtarëve të vitlindjes 2007, të cilët janë brezi që do të përgatiten për të përfaqësuar Shqipërinë U-17 në kompeticionet zyrtare të vitit të ardhshëm.