Tifozët në mbështetje të Kombëtares, të pranishëm edhe në Riga

21
Sigal

Shqipëria do të përballet me Letoninë këtë të martë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Kuqezinjtë synojnë të marrin 3 pikë, pas atij barazimi pa gola në Tiranë ndaj Serbisë.

Ndeshja ndaj Letonisë do të mbahet në stadiumin “Skonto” të Rigës, një impiant me kapacitet prej 8,087 ulësesh.

Parashikohet që numri i tifozëve shqiptare në shkallët e stadiumit të shkojë në 1 mijë.

Sa i takon çmimeve të biletave, kanë qenë të përballueshme, 14 euro për biletën më të lirë dhe 40 euro për vendet më të mira.