Thiago Alcantara këshillon Rafinhan: Nëse je i lumtur qëndro te Interi

532
Sigal

Thiago Alcantara, futbollisti i Bayern Mynchen dhe njëkohësisht i vëllai i Rafinha që 6 muajt e fundit ka luajtur për Interin, ka dhënë një intervistë së fundmi për “Mundo Deportivo”.

Thiago e ka këshilluar të vëllain se nëqoftëse është i lumtur atëherë duhet të vijojë qëndrimin te Interi. Më poshtë fjalët e tij.

“Nëse luan dhe luan mirë atëherë ndihesh i kënaqur. Ai po e kërkonte këtë, dëshironte të ndihej i rëndësishëm brenda një skuadre”, tha fillimisht Thiago.

“Vjen nga një lëndim i rëndë dhe i është dashur të luftoj shumë për të qenë një lojtar i rëndësishëm. Nëse duhet të qëndroj te Interi? Duhet të vendos për opsionin më të mirë, por nëse është i lumtur atëherë nuk ka nevojë të ndërroi skuadër”.

Luaciano Spalletti, trajneri i Interit, njoftoi dje se futbollisti brazilian do të kthehej te Barcelona pasi klubi zikaltër i ka duart e lidhura për momentin, por në një moment të dytë ata do të tentojnë ta kthejnë në Milano.