Goli i Muriqit nuk i mjafton Majorkës, Reali i Madridit vazhdon me marshin e fitoreve

119
Sigal

Reali i Madridit vazhdon të fitojë, me skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti që vazhdon të kryesojë me pikë të plota në La Liga.

Kësaj radhe, “Galaktikët” kishin përballë në “Santiago Bernabeu” Majorkën e Vedat Muriqit.

Miqtë e nisën mjaft mirë takimin, me një gol të shënuar nga sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në minutën e 35’.

Gjithsesi, Reali u tregua dominues, duke barazuar në fundin e pjesës së parë me Valverden (45+3′) dhe në pjesën e dytë gjeti avantazhin me Vinicius (71′). Në fund të takimit ishin Rodrigo (89′) dhe Rudiger (90+3′) që vulosën gjithçka, me sfidën që përfundoi 4-1.

Reali vazhdon të jetë e vetmja skuadër në “Top 5” ligat më të mira europiane që vazhdon të ketë vetëm fitore.

Goli i Muriqit nuk i mjafton Majorkës, Reali i Madridit vazhdon me marshin