Av.Kujtim Cakrani: Nëse doni dekomunistizim, provojeni të dënoni me rezolut në kuvend krimet e komunizmit shqiptar!

231
Sigal

Prej muajit korrik kur Z. Ilir Meta la drejtimin e Presidencës, nisi një luftë e sajuar dhe mirëmenduar nga zyrat e pushtetit tashmë kthyer në regjim, përsa i përket të kaluarës së tij, për ta bërë atë bashkëpuntot të sigurimit të shtetit.

Nuk dua të zgjatem tek kjo çështje sepse tashmë të gjithë shqiptarët e kuptuan se kjo ishte një sajesë e organizuar nga zyrat e partisë shtet nga ata që prej 9 vjetësh janë kthyer në një makth për shqiptarët për shkak të korrupsionit,kriminalitetit dhe mohimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe shpopullimit të shqipërisë.

Duke qënë se, maxhioranca ka paraqitur në kuvend një project ligj, në të cilin kërkohet të ndalohen kandidimi për deputet, kryetar bashkie dhe në poste kushtetuese të gjithë ata që kanë qënë bashkëpuntor t ëish sigurimit të shtetit.

Gjithashtu në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka propozuar një project ligj për dekomunistizimin e shqipërisë, heqjen e simboleve komuniste, ndalimin e filamve të realizmit socialist etj, Gjithashtu ka propozuar që mos jenë pjesë e kuvendit të shqipërisë por edhe në poste kushtetuese personat që kanë qënë anëtar të Partisë Punës Shqipërisë.

Përsa i përketë, ligjit të propozuar nga grupi parlamentar i partisë shtet,asaj socialiste, për ndalimin e bashkëpuntorëve të sigurimit të shtetit në funksione publike,duke na e paraqitur këtë si një nismë të re, apo pa dëgjuar më parë, dua tis jell në vëmendje opinion public se: Në vitin 1995 u miratua një ligj I tillë që u quajtë komisioni “Mezini”,  i cili pengoi kandidimin e figurave të të njohur të opozitës dhe pozitës kandidatë për deputetë, sepse rezultuan më probleme pasi figuronin si bashkëpuntor të ish sigurimit të shtetit apo kishin shërbyer në institucuionet inkuizitore të regjimit komunistë.

Ky ligj dhe ky komision u cilësua nga personat e prekur por edhe nga partia socialiste si vendime politike dhe e ankimuan atë në gjykatë. Pas rrebelimit komunistë të 1997, dhe kthimi në pushtet i partisë socialiste bëri që ky ligj dhe komisioni Mezini të binte.

Pas largimit të Mezinit dhe ndryshimit të pushtetit në krye të komisionit u caktua zoti Nafiz Bezhani dhe komisioni mori emërin komisioni “Bezhani”, por ndërkohë ligji mëparshëm që ndalonte kandidimin e personave me probleme tashmë nuk ishte më funksional dhe të gjithë personat që ishin larguar nga jeta politike etj u rikthyen si deputet, në administratë, drejtësi, policinë e shtetit e kudo.

Ndaj komisionit Bezhani pati ndërhyrje të forta politika, edhe pse nën këtë trysni ky komision pati disa arritje pasi evidentoj persona të shërbenin në poste publike që kishin qënë pjesë e ish institucioneve inkuizitore të regjimit komunistë. Edhe pse me pasionin dhe dëshirën e zotit Bezhani ky komision u sfumua ngadal si çdo gjë që sfumohet në shqipëri.

Në vitin 2009 maxhioranca e kohës e drejtuar nga Partia Demokratike miratoi ligjin e dosjeve i cili  hyri në fuqi më 14 janar të 2009. Presidenti atëhershëm Z. Bamir Topi nuk u shpreh për ligjin, duke zgjedhur rrugën e mesme, atë të mosrikthimit për rishqyrtim, por as duke dhënë miratimin e tij për hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Opozita e kohës Partia Socialiste, por jo vetëm edhe Komuniteti Ndërkombëtar në Shqipëri madje pati edhe kundërshti nga zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, pati një bisedë telefonike me Kryeministrin Berisha, për të mos e votuar këtë ligj. Duke mos patur asnjë tërheqe nga partia demokratike, ligji u ankimua në Gj. Kushtetuese. Kundër këtij ligji ka qenë dhe pasi ngre shqetësime serioze kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese për këtë çështje kërkoi konsulencë Komisioni i Venecias, organi i KE, i cili e quajti ligjin për hapjen e dosjeve si një akt që dhunon Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Sipas juristëve, projektligji i paraqitur nga qeveria cenonte kushtetutshmërinë e institucioneve të pavarura. Pas kësaj Kushtetuesja vendosi rrëzimin e tij.

Pra plotë pas 12 vjetësh Partia Socialiste në pushtet kërkon të bëj të njëjtën gjë, që në fakt është mbyllur njëherë në vitin 2010 nga Gjykata Kushtetuese, dhe Komisioni Venecias! Nëse Partia Socialiste e paska me kaq sell pastrimin e politikës nga ish funksionarët e regjimit komunistë dhe personat që kanë kryer krime në atë periudh, ajo ska pse të bëj dhe miratoj ligje mjafton ti largoj ata nga postet drejtues nga Parlamenti, DSIK, SHISH, Kupolën drejtuese të Poliicinë e Shtetit, Drejtësi, Administratë e kudo.

Kuptohet që duan të bëjnë dhe miratojnë një ligj lustracioni brenda standarteve ligjore kushtetuese jo! Këta duan të miratojnë një ligj (ad personam) ligj vetëm për të goditur kundërshtarët politikë, dhe kjo është një qasje antiligjore deri në kriminale. Kjo Parti si pasardhëse e Partisë Komuniste i ka vepruar edhe më parë në vitin 1945,duke goditur me të njëjtat në këto forma kundërshtarët politikë, atëherë i goditi dhe i pushkatoi. Burgosi dhe internoj, sot pas 80 vjetësh gjen forma të tjera por gjithëmon ato janë po aq kriminale.

Nëse ky sekt kriminal që sot drejton vendin dhe me këto zhurma juridike, për pastim imagjinar të politikës, ndërkohë që sipas atyre që i njohin vetëm në grupin parlamentar të Partisë Socialiste ka rreth 25 deputet që kanë të kaluar në shërbim të institucioneve inkuizitore të regjimit komunistë. Strategjia që po përdoret ka si qëllim vetëm largimin e vëmendjen publikut  nga korrupsioni, koncensionet, investitorët strategjike imagjinarë.

Veprime të tilla nuk të çojnë gjikundi, ato kanë një fund dhe pasi shterohet rruga juridike, dhe institucionet nuk funksionojnë me parimet demokratike,  atëherë vendi dhe demokracia është në rrezik, për mos thënë se nuk ekziston!  dhe ju del si detyrë vet shqiptarëve të marin fatet në dorë, natyrisht me mënyra demokratike, të tipit Sri Lanka, rrëzimin e qeverisë dhe kthimin e normalitetit demokratik.

Përsa i përket, project ligjit që do propozohet nga deputeti Enkelejd Alibeaj, për dekomunistizimin e shqipërisë, kjo ngjan më tepër si një bashkëpunim në hall me partinë në pushtet. Zoti Alibeaj në qeverisjen e partisë Demokratike ka qënë Ministër Drejtësie, dhe nëse do të kishte ndjeshmërinë dhe zellin pse nuk propozoj atëherë një project ligj për dekomunistizimin dhe ndalimin e veprimtarive filma, simbole, përdorim emrash, datash, festash etj, që kishin lidhje më të kaluarën komuniste dhe këto dëmtonin së pari viktimat e komunizmit dhe së dyti rendin demokratik?

Pse zoti Alibeaj kur ishte Ministër Drejtësie nuk pati asnjë nismë për të përndjekurit politikë dëmshpërblimin e tyre, integrimin në shoqëri, për të rikthyer pronat sipas ligjit ashu siçishte për kohën?

Pse zoti Alibeaj dhe Partia Demokratike kohës dhe deputetët gjoja të persekutuar, nuk e mbështetën Z. Agron Tufa kur ai u kërkcënua për disa muaj me radhë nga krimi djeshëm komunistë që ishte në kuvend, sepse ai denonconte para kuvendit por edhe në media se institucionet shqiptare janë kapur nga ish njerëzit e nomeklaturës komuniste, dhe kërkonte po në sallën e kuvendit që të mereshin masa ndaj simboleve komuniste që po riktheheshin me shpejtësi cdo ditë anembanë vendit?

Dhe së fundëmi, për të provuar sa partia socialiste është shkëputur nga e kaluara dhe krimet e saj, mjafton që ju deputetët e zellshëm të grupit fraksion të Partisë Demokratike, ti kërkoni kolegëve tuaj socialist të miratojnë një rezolutë sipas direktivave të rezolutës së Parlamentit Europian të viti 2021 ku përcaktohet se, Nazizmi dhe Komunizmi janë diktatura vrastare etj.

Pra provojeni propozojeni dhe do shikoni sa të gatshëm janë Taulanti, Spiropali, Balluku dhe djali Kristaqit për ta votuar dhe dënuar krimet e komunizmit shqiptar!

Pra cdo nisëm e deputetëve për gjoja ligj për dosjet dhe dekomunistizim të shqipërisë, nuk është gjë vecse të heqin vëmendjen nga Inceneratorët, Investitirët Imagjinar Strategjikë dhe mungesa e lirive të drejtave të njeriut.