Tronditëse! Makina përplas për vdekje shqiptaren pranë shtëpisë së saj (FOTO)

Një grua shqiptare është aksidentuar për vdekje nga një automjet në SHBA.

Gruaja është Paulina Ndrecaj, 59-vjeçe.

NOA

Ajo u godit nga makina Lexus SUV pranë ndërtesës së shtëpisë së saj ditën e premte.

Ajo u dërgua në spitalin Jacobi ku ndërroi jetë pasi iu nënshtrua një operacion, tha vajza e saj Diana Ndrecaj 32-vjeçe.

59-vjeçarja shqiptare kishte festuar së fundmi ditëlindjen e saj.

Jashtë ndërtesës, miqtë dhe familja ndezën qirinj dhe vendosën lule në një memorial të improvizuar të shtunën.