Teuta gjunjëzon Tiranën dhe rihap luftën për titullin kampion! Bardheblutë bien pas 188 ditësh

368
Sigal

Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur dhe e mbushur me emocione përballja e fundit e javës së 29-të e luajtur në “Niko Dovana”, ku Teuta ka thyer kryesuesit e Tiranës dhe ka rindezur shpresat e Kukësit për titullin. Takimi është vendosur nga një gol i vetëm, ai i shënuar nga Emiljano Vila, pas një aksioni fantastik të bregdetarëve.

Teuta e nis takimin me gazin në maksimum duke detyruar Tiranën të qëndrojë në mbrojtje. Janë durrsakët ata që krijojnë momentet e para të rrezikshme, por Lika i përgjigjet në mënyrë të shkëqyer të djathtës së fortë të Kallakut në të 15-ën. Hebaj në të 23-ën drithronn katërkëndorin bardheblu, ndërsa dy minuta më pas Lorenco Vila shpërthen në krah dhe harkon në qendër për Vilën tjëtër, Emiljanon, që me të djathtën shënon një gol të shkëlqyer.

Në pjesën e dytë, Tirana kërcënon me Vangjelin në minutën e 52-të, ndërsa hebaj trondit shtyllën e Lilës me një gjuatje të rreptë. Tirana përpiqet të shmangë humbjen e parë që prej 7 dhjetorit të vitit të shkuar, por Ngo në të 86-ën shpërdoron në mënyrë të pabesueshme golin e barazimit. Tirana mbetet në kuotën e 59 pikëve, 6 më pak se Kukësi por me një ndeshje direkte mes tyre ende për t’u luajtur. Titulli kampion po futet në një fazë të nxehtë!