Tërmet te PSG, Neymar largohet për 10 javë

362
Sigal

Pas dëmtimit në kyçin e këmbës Neymar raportohet se do të mungojë rreth 10 javë. Paris Saint-Germaini e ka konfirmuar se Neymari do të mungojë në të dyja ndeshjet kundër Manchester Unitedit për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve Sulmuesi brazilian pas kësaj traume do t’i nënshtrohet një mjekimi disi të çuditshëm. Pas ndërhyrjes që do të bëjë dhe medikamenteve që do marrë, Neymar do të kurohet dhe me barna popullore. Kjo gjë u vendos nga familja e tij dhe mjeku që do të marrë përsipër rikuperimin në kohë të lojtarit. Nëse gjërat shkojnë ashtu siç duhet Neymar pritet të rikthehet në muajin prill dhe do të jetë i gatshëm në rast kualifikimit të skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Champions Leagues. Kujtojmë që braziliani e lëndoi kyçin e këmbës së tij të djathtë gjatë ndeshjes së PSG-së kundër Strasbourgut në Kupën e Francës, më 23 janar.