Zyrtare: Mbrojtësi Renato Arapi nënshkruan me Teutën

370
Sigal

Edhe pse ishte e konfirmuar, tashmë afrimi i Renato Arapit është zyrtar. Mbrojtësi do të jetë pjesë e skuadrës bregdetare për pjesën e mbetur të kampionatit. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “djemtë e detit” klubi ka zyrtarizuar dhe arritjen e akordit. Lojtari është vënë në urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi prej ditësh dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit që në takimin kësaj jave me Tiranën. Për Arapin kishte interesim dhe nga Partizani, por vetë lojtari zgjodhi që të rikthehej në qytetin e lindjes. 32-vjeçari është afrimi i tretë i Teutës, që më parë ka marrë edhe Tomislav Bushiç nga Flamurtari dhe Erlis Frashërin nga Kamza. Së fundmi, mbrojtësi u aktivizua në Turqi, teksa vjen nga skuadra e Afjet Afjonsporm, ku luajti në 8 takime një gjysmën e parë të sezonit.