Sane është futbollisti më i ri i Bayernit, zbulohen detajet e akordit

70

Bayern Munchen ka arritur një marrëveshje me Manchester City-n për të paguar 45 milionë euro për Leroy Sane, sipas mediave në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. Shifra mund të arrijë deri në 60 milionë, për shkak të bonuseve të lidhura me performancën. Kontrata e lojtarit gjerman me klubin anglez përfundon në fund të sezonit të kaluar dhe ky ka qenë faktor për dakordësinë për këtë çmim, pasi Sane vlerësohej se kushtonte mbi 100 milionë euro. City nuk dëshironte ta shiste 24-vjeçarin, por pasi ai nuk pranoi të rinovonte kontratën, trajneri Pep Guardiola dha miratimin për shitjen e tij. Sane mendohet të nënshkruajë për 5 vite për Bayern, që sapo fitoi për herë të 8 rresht titullin kampion në Gjermani. Gjermani ka fituar dy tituj kampion, dy herë Kupën e Ligës dhe 1 herë Kupën e Anglisë gjatë 4 viteve që ka luajtur me City-n.