Surprizë për Xhuliano Skukën, Reja e merr në Kombëtare

91
Sigal

Sulmuesi i Partizanit, Xhuljano Skuka, mori një lajm të jashtëzakonshëm pas dopjetës ndaj Bylisit, teksa u thirr menjëherë nga trajneri Reja, me Kombëtaren dhe do t’i bashkohet menjëherë kuqezinjve në kompleksin “Tropikal” së bashku me Bitrin dhe Hadroin, për 2 miqësoret ndaj Italisë dhe Armenisë.

Lajmin e zbuloi vetë Skuka në prononcimin pas ndeshjes ndaj Bylisit, teksa për mikrofonin e “Oversport” u shpreh: “Jam i kënaqur, nuk e di pse s’ma bëri Reja ftesën më parë, por ma bëri surprizë.

Nuk është hera e parë që shënoj nga kënd i pamundur, kam shënuar edhe te Korabi dhe Dinamo. Është hera e dytë që shënoj te Partizani nga ky kënd.

Hoti më tha për penalltinë, por i thashë le ta gjuajë unë të dytën gjuaje ti, por më përkrahu, më tha gjuaje qetë.

Nuk rrëzohem kot, nuk jam amator. Gjyqtari më tha do e shikoj në VAR, po se ka parë. Do kisha bërë 3 gola dhe do kisha marrë topin.

Me Xhixhën kemi vendosur që të shënojmë sa më shumë gola. Xhixhës i uroj sa më shumë gola dhe atij. E di dhe ai që po vij.

Me ndihmën e Zotit do të shënoj edhe në Kombëtare. Po shënova ndaj Italisë ose Armenisë, nuk të flas me gojë”, u shpreh Skuka.