E rëndë! Gjuetari ngatërron shënjestrën dhe qëllon për vdekje 70-vjeçarin

84
Sigal

Një tragjedi ka ndodhur në provincën e Salernos, pikërisht në Montesani në Vallo della Lucania, ku një burrë i përfshirë në një ekspeditë gjuetie vrau një gjuetar tjetër, duke ngatërruar lëvizjet e tij me ato të një derri të egër.

Viktima është Giuseppe Lambiase, 70 vjeç, ish-nënkryetar i bashkisë Castelnuovo Cilento. 118 punonjësit e shëndetësisë kanë ndërhyrë në vend dhe e kanë transportuar burrin në spital, ku ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes. Hetimet po vijojnë nga karabinierët, të cilët kanë sekuestruar pushkën nga e cila është qëlluar.