Surpriza nga skuadra e Juventus/ CR7 është i dyti më i keqi në historinë e Serie A

392
Sigal

Në karrierën e tij ka fituar gjithçka dhe ka thyer çdo rekord, por ka një statistikë negative e cila që kur ka veshur fanellën e Juventus, përndjek Cristiano Ronaldo: goditjet e dënimit.

Në karrierë pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar shumë nga goditjet standarde, por që kur ka ardhur në Torino, në verën e 2018, nuk ia ka dalë të shënojë pavarësisht tentativave të shumta.

Sipas statistikës së publikuar nga AS, CR7 ka ekzekutuar 24 goditje dënimi që kur ka veshur fanellën bardhezi pa arritur të finalizojë: 15 herë ka goditur murin e lojtarëve, 2 të tjera ka shënjestruar portën dhe në 7 të mbeturat goditjet e tij janë pritur nga portieri.

Nëse konsiderojmë vetëm Seria A, Ronaldo ka ekzekutuar 18 goditje dënimi pa e gjetur kurrë rrjetën, një statistikë që e bën portugezin gjuajtësin e dytë më të keq të të gjitha kohërave në historinë e kampionatit. Më keq se ai ka bërë Camillo Ciano, që sezonin e kaluar me fanellën e Frosinone, ka dështuar në 21 tentativa.