Dhunoi vogëlushen për arsye skandaloze, arrestohet babai mizor

477
Sigal

Pamjet e rënda të publikuara në rrjetet sociale, kanë ngjallur një reagim të fortë, pasi në to shfaqet një baba mizor i cili dhunon vajzën e tij të vogël sepse nuk qëndronte dot në këmbë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Arabainë Saudite, ku menjëherë autoritetet kanë bërë arrestimin e autorit, pasi pamjet janë bërë virale në rrjet.

Në pamjet e publikuara, ai e qëllon me shuplaka, sa herë që këmbët e saj, nuk arrinin të mbanin trupin drejt.

Palestinezi Yousif Alqutai, rreth të 40-vjeç, u shpreh se ky moment është xhiruar kohë më parë, e madje si gjest ndjese, ai ka postuar një video të re, ku shfaq të bijën, duke shkruar se ajo është mirë dhe se ai e kishte bërë atë veprim për ta mësuar të ecte dhe madje mburret se me “gjetjen e tij”, e bëri vërtetë të ngrihej në këmbë.