Kampionati italian pas pak minutash do të dhurojë duelin më spektkolar të sezonit, teksa në fushën e lojës do të zbresin Juventus dhe Inter. Allegri do t’i besojë skemës së tij të zakonshme 4-3-3. Në portë është Szcesney, në mbrojtje Cancelo në krahun e djathtë, ndërkohë që De Sciglio do të zëvendësojë Alex Sandron e dëmtuar. Në qendër nuk ka shumë dyshime pasi dyshja Chiellini dhe Bonucci do të jenë titullar.

Bentancur  mesfushë ia ka dalë të rikuperohet në kohë pas problemeve që ka pasur në shpinë. Pjanic dhe Matuidi do të kompletojnë mesfushën, ndërkohë që në sulm do të konfirmohet treshja, Mandzukic-Ronaldo-Dybala. Në krahun tjetër Spalletti ka surprizuar në minutat e fundit. Në portë është si gjithmonë veterani Handanovic. Në mbrojtje nuk është D’Ambrosio, por Vrsajko.

Asamoah konfirmohet në krahë, ndërkohë që Skriniar dhe de Vrij formojnë dyshen e frikshme në qendër. Përpara tyre Brozovic do të jetë si gjithmonë regjisori, ndërkohë që Vecino dhe Joao Mario do të kenë më shumë detyrë për të thyer aksionet e kundërshtarëve. Në sulm Politano rikthehet në sulm së bashku me Perisic për të mbështetur Icardin.

Si rrallëherë, Derbi i Italisë në këtë rast është vendosur të luhet të premten në mbrëmje, për t’u dhënë më shumë kohë skuadrave, të përgatitin ndeshjet respektive në Ligën e Kampionëve, mesjavën e ardhshme. Gjithsesi, statistikat flasin për plot 18 takime të Juventusit, të luajtura ditën e premte, në të cilat numëron plot 10 fitore, 7 barazime dhe vetëm një humbje.