Superkupa e Shqipërisë/ Partizani do të tretën, Egnatia deputuese. Formacionet e finales

37
Sigal

Partizani dhe Egnatia përballen sot në orën 19:00 për trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

Do të jetë padyshim një sfidë interesante mes dy skuadrave që kanë diktuar ritmin ë këtë sezon me Egnatian e cila aktualisht kryeson e vetme, e ndjekur nga të kuqtë.

Për Egnatian është hera e parë që merr pjesë në një finale të tillë, teksa kërkon të përsëritë suksesin e fundit të edicionit të kaluar, kur bëri të vetën për herë të parë Kupën e Shqipërisë.

Nga ana tjetër Partizani e ka fituar 2 herë këtë trofe ndërsa sot synohet suksesi i radhës.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Sota, Sembene, Hadroj, Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka.

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Isgandarli, Spahiu, Paulauskas.