Superioria – Ironia e fatit, tani Bylisi në dorë të Tiranës

141
Sigal

Tirana mund të humbasë titullin për shkak të Bylisit, por tani janë mallakastriotët që janë në dorë të Tiranës.

Bardheblutë, takimin e fundit e luajnë me Erzenin dhe në njëfarë mënyre rezultati i asaj ndeshje mund të mbajë në kategori Bylisin ose mund ta zbresë nga kategoria.

Nëse Bylisi fiton me Vllazninë në fushën e vet do të kërkojë një nder nga bardheblutë. Tirana duhet të fitojë ose barazojë me Erzenin.

Në rastin e fitores së Tiranës dhe të Bylisit, mallakastriotët janë të tetët dhe do të luajnë edhe një ndeshje shtesë.

Edhe në rastin e barazimit të Tiranës dhe fitores së Bylisit, këta të fundit janë të tetët, pasi në ndeshjet direkte janë më mirë se shijakasit.