Superiore/ Java e 5-të sjell super përballje mes skuadrave, ja axhenda e plotë

361
Sigal

Të shumta kanë qenë surprizat në javët e para të Kategorisë Superiore, që kryesohet nga Partizani me diferencë vetëm 1 pikë nga Erzeni i vendit të dytë, teksa aty pranë qëndrojnë Bylisi dhe Egnatia.

Java e pestë, rezervon përballje të tjera interesante, teksa do të luhet sërish në 3 ditë. Siparin e kësaj javë do ta ngrejë dueli mes Tiranës dhe Teutës, e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 16:00.

Ditën e shtunë do të zhvillohen 2 sfida! Në orën 15:00, Bylisi do të përballet me Egnatian, ndërsa në orën 17:45, Erzeni do të presë në “Niko Dovana” të Durrësit Laçin.

E diela do të kulmojë me supersfidën Kukësi-Partizani që do të zhvillohen në orën 15:00, teksa dueli Vllaznia-Kastrioti do të mbyllë siparin e javës së pestë. Sfida këto të gjitha për t’u shijuar e jetuar.

E PREMTE:

TIRANA-TEUTA ORA 16:00

E SHTUNË:

BYLIS-EGNATIA ORA 15:00

ERZENI-LACI ORA 17:45

E DIEL:

KUKËSI-PARTIZANI ORA 15:00

VLLAZNIA-KASTRIOTI ORA 17:45