Sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri: Ftesën për në Kombëtare, e shoh rrugës!

462
Në 24 javët e luajtura të Kategorisë Superiore, sulmuesi i Kukësit, Sidrit Guri ka shënuar 10 gola, duke u bërë kështu një nga sfidantët për kryegolashënuesit e këtij kampionati. Në një deklarim mediatik të tij, menjëherë pas ndeshjes, ai foli edhe për të ardhmen e tij, njëherësh edhe për Kombëtaren. “Kombëtarja duhet të ketë vëmendje edhe në Kategorinë Superiore, pasi është një shtysë më e madhe edhe për ne. Mendoj se duhet të stimulohen edhe lojtarët që luajnë këtu, jo thjesht të thirren lojtarët pa ekip, për t’u ndihmuar. Deri tani mua nuk më ka ardhur ndonjë ftesë, tashmë që jemi në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, por ndoshta ajo është rrugës. Do isha i lumtur po të ftohesha në Kombëtare nga Panuçi”, një deklaratë e hapur kjo, pasi shkodrani është duke treguar një formë shumë të mirë te skuadra e Kukësit.
Sigal