Sulmuesi Ferran Torres nuk do të largohet nga Barcelona. Spanjolli ka deklaruar se do të qëndrojë në Katalonjë dhe së shpejti do të vij momenti i tij për të shpërthyer.
“Unë do qëndroj te Barcelona, kam kontratë dhe do të qëndroj këtu. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit për mua, kam aftësitë e duhura për të luajtur në një klub si ky. Kam mësuar shumë gjëra vitin e kaluar. Ulje-ngritjet që kam pasur po më ndihmojnë në këtë fazë të parë. Unë jam i pari që kritikoj veten, por jam i sigurt që shumë shpejt do të vijë shpërblimi për mundin tim”, deklaroi ai.