Suad Lici: Me Teutën të vlerësohet si finale që e “zbut” mbijetesën, por asgjë nuk ka mbaruar

511
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Tiranës dhe i Kombëtares, ja si e përshkruan situatën në skuadrën shkodrane
Sa pranë futbollit superior jeni në këtë periudhë piku të tij?
Pas lënies së futbollit, unë merrem me biznes privat, i cili më merr kohën më të madhe, por nuk më ka ndarë nga futbolli. Mundohem që të ndjek në çdo ndeshje Vllazninë, dhe në raste të rralla edhe futbollin e kategorive të tjera që luhen në Shkodër.

Kësisoj, Vllazninë e keni “epiqendër” të shikueshmërisë suaj në futbollin e Kategorisë Superiore?
Natyrisht që po, jo vetëm se është skuadra ime e zemrës, por se në këtë situatë kam menduar se skuadra e ndjen nevojën edhe të pranisë sonë në stadium. Unë shoh edhe skuadra të tjera, kur gjatë punëve ndodhem në fusha e stadium në qytete të tjera.

Çfarë ndjeni ju një “ish”, sot që Vllaznia është në zonën e mbijetesës në Kategorinë Superiore?
Të them se ndjehem keq, kjo është pak, por shpirtërisht e vuaj këtë situatë të rënduar. Ka shumë faktorë që sollën këtë gjendje, por mendoj se sot emergjente është puna dhe ndihma e të gjithë aktorëve e faktorëve në Shkodër, që Vllaznia të largohet nga kjo situatë.

Në javën e kaluar, Vllaznia ka marrë tri pikë të vlefshme në Lushnje, janë këto pjesë e shkëputjes nga zona e mbijetesës?
Fitorja në Lushnje e ka ndryshuar situatën në skuadër, besoj se tashmë është më optimiste për një vazhdimësi pozitive. Ka qenë një fitore me vlerë më shumë se tri pikë, sepse edhe loja që u zhvillua në atë takim, mbetet ndër më të mirët e Vllaznisë.

Duke qenë se u ndeshët me skuadrën e vendit të fundit në renditje, e mendoni si një “barometër” këtë fitore në Lushnje?
Nuk është e thënë se Lushnja renditet në vendin e fundit. Në atë përballje, lushnjarët mendoni kthesën, të cilës nuk ja arritën, dhe kjo për meritë të lojës së Vllaznisë. Unë mendoj se ekipi duhet të luajë sikundër në pjesën e dytë në Lushnje, dhe ndryshimi do të vijë gradualisht në sensing pozitiv.

Kalendari duket se ju ka afruar një tjetër “finale mbijetese”, si e shikoni përballjen e javës së 20-të me Teutën në Shkodër?
Në këtë moment, jo vetëm për Vllazninë, por asnjëherë nuk mund të themi se ka ndeshje të lehta, në raport me çdo kundërshtar. Me Teutën, gjithmonë përballjet kanë qenë të vështira për Vllazninë, sepse është njera nga skuadrat më të mira në Superiore vit pas viti.

Si e mendoni ju përfundimin e kësaj sfide që do të luhet të hënën në mbrëmje?
Po e përsëris, se përballjet në çdo moment janë të vështira me të gjitha skuadrat, të kreut, apo të fundit në renditje. Edhe këtë herë duhet vlerësim që Teuta të kalohet me sukses, sepse fitorja merr shumë vlera për Vllazninë. Sukaj duhet të shfrytëzohet shumë, sepse është lojtar tipik që e nxjerr golin.

Pas Teutës, e mendoni Vllazninë më të qetë për mbijetesën në Kategorinë Superiore?
Asgjë nuk ka mbaruar, sepse më pas mbeten edhe 16 javë të tjera, në të cilat të gjitha skuadrat kanë në sispozicionin e tyre 38 pikë. Do jetë rrugë e gjatë dhe e vështirë për Vllazninë deri në mbyllje të këtij kampionati, por jo e pamundur për tu kaluar me sukses.
Me Teutën, gjithmonë përballjet kanë qenë të vështira për Vllazninë, sepse është njera nga skuadrat më të mira në Superiore vit pas viti. Edhe këtë herë duhet vlerësim, që Teuta të kalohet me sukses, sepse fitorja merr shumë vlera për Vllazninë
48 orë 
Para ndeshjes me Teutën, Vllaznia do të grumbullohet, duke parë rëndësinë që ka kjo përballje ndaj një rivali direkt, si “Finalja” e mbijetesës
KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet-Java e 20-të
Të dielën, 18 shkurt 2018 
Laçi-Luftëtari 14:00
Kamza-Skënderbeu 14:00
Flamurtari-Lushnja 17:00
Të hënën, 19 shkurt 2018 
Vllaznia-Teuta 18:00
Partizani-Kukësi 18:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 19 43
2. Flamurtari 19 32
3. Kukësi 19 29
4. Kamza 19 29
5. Laçi 19 29
6. Partizani 19 28
7. Luftëtari 19 26
8. Vllaznia 19 18
9. Teuta 19 17
10. Lushnja 19 10
Sigal