Sot ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Champions League

553
Sigal

 Sot në mbrëmje fillojnë ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në UEFA Champions League. Sonte do të ndeshen vetëm grupet E,F,G,H. ku spikasin mes të tjerave ndeshjet mes Man.City-Roma, PSG-Barcelona dhe CSKA Moska-Bayern Munchen. Duket një sfidë e vështirë për Man. City që direkt pas humbjes me Bayern, të luajë me Romën, një nga skuadrat me mbrojtjen më të mirë aktualisht në Europë. Roma është në krye të grupit E me pikë të barabarta me bavarezët dhe nuk duhet të gabojnë ndaj City-t nëse duan ta ruajnë kreun e renditjes. Nga ana tjetër, bavarezët shkojnë të luajnë kundër moskovitëve që të marrin fitoren e dytë në një ndeshje që në letër duket shumë më e thjeshtë sesa ndeshja ndaj Man.City. Ndeshje tjetër që paraqet interes dhe çmohet si shumë e vështirë është ajo e grupit F mes PSG dhe Barcelonës. Ky takim do të jetë një test për të dyja skuadrat pasi janë aktualisht në një grup mjaft të vështirë që ka në përbërje edhe Ajaksin që arriti ti merrte një barazim PSG-së. Të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtin orar (20:45) përveç CSKA Moska-Bayern Munchen që do të luhet në 18:00. Ndërkohë nesër do të zhvillohen ndeshjet e grupeve A,B,C,D ku bien në sy përballja e Atletico Madrid me Juventus, Anderleht- Borusia Dortmund dhe Arsenal-Gallatasarai.

 

  Ndeshjet e sotme

 Grupi E

CSKA Moska 18:00 B.Munchen

Man.City 20:45 Roma

Grupi F

PSG 20:45 Barcelona

Apoel 20:45 Ajaks

Grupi G

Schalke 20:45 Maribor

Sporting 20:45 Chelsea

Grupi H

Bate 20:45 Ath.Bilbao

Schakhtar 20:45 Porto

 

Ndeshjet e para në grup

Grupi E

Roma 5-1 CSKA Moska

B.Munchen 1-0 Man.City

Grupi F

Barcelona 1-0 Apoel

Ajaks 1-1 PSG

Grupi G

Chelsea 1-1 Schalke 04

Maribor 1-1 Sporting

Grupi H

Porto 6-0 Bate

Ath.Bilbao 0-0 Shakhtar

   

Renditja në grupe pas ndeshjeve të para

Grupi A

Juventus        3 pikë

Olimpiakos   3 pikë

Atletiko         0 pikë

Malmo           0 pikë

 

Grupi B

Real Madrid   3 pikë

Liverpool       3 pikë

Ludogorets     0 pikë

Basel              0 pikë

 Grupi C

Zenit             3 pikë

Monako        3 pikë

Leverkusen  0 pikë

Benfica        0 pikë

 Grupi D

Dortmund      3 pikë

Anderleht      1 pikë

Gallatasarai   1 pikë

Arsenal          0 pikë

 Grupi E

Roma             3 pikë

B.Munchen    3 pikë

Man.City       0 pikë

CSKA           0 pikë

Grupi F

Barcelona       3 pikë

Ajaks              1 pikë

PSG                1 pikë

Apoel              0 pikë

 Grupi G

Schalke            1 pikë

Sporting           1 pikë

Chelsea            1 pikë

Maribor            1 pikë

 Grupi H

Porto                3 pikë

Shakhtar          1 pikë

Ath. Bilbao     1 pikë

Bate                 0 pikë

Futbollistët e Bayern përfundojnë jashtë hotelit në Moskë

Sistemi i alarmit mund edhe të prishë punë, dhe kështu ju ka ndodhur bavarezëve në një hotel të Moskës ku pas aktivizimit të sistemit të alarmit për  praninë e zjarrit, të gjithë kanë përfunduar jashtë sa hap e mbyll sytë. Fatmirësisht alarmi ka qenë i rremë, por të paktën ju ka dhënë “kënaqësinë” bavarezëve të ndiejnë të ftohtin moskovit dhe pse jo, të bënin edhe disa foto.