Sot luhet supersfida e Champions League, Bayern Munchen-Manchester United

40
Sigal

Sot në mbrëmje në orën 21:00, Bayern dhe Manchester United do të ndeshen në “Allianz Arena”, për sfidën e parë në grupet e Champions League.

Bavarezët janë favoritë për të fituar këtë ndeshje, por edhe për të ngritur trofeun në fund.

Takimi më i famshëm i tyre është finalja e vitit 1999, kur Manchester fitoi në sekondat e fundit duke përmbysur rezultatin në  2-1.

Në vitin 2010, dy skuadrat u ndeshën në një çerekfinale të zjarrtë, ku bavarezët u kualifikuan në “Old Trafford” me një supergol nga Robben. Në 2014 ishin sërish gjermanët që u kualifikuan ndaj anglezëve në çerekfinale.

Kjo e sotmja do të jetë përballja e tyre e parë pas 10 vitesh në skenën evropiane. Bayern është dukshëm favorite, edhe prej momentit të keq që po kalon skuadra e Ten Hag. Ndeshjen e fundit në kampionat ata u mundën në shtëpi nga Brighton 1-3.