Skoci, tifozët votojnë për rinovimin e kontratës së portierit të tyre!

305
Sigal

Të vendosësh fatin e një lojtari me votën e njerëzve të shtëpisë. Kjo është zgjidhja e çuditshme e marrë nga Livingston, klub i kategorisë së tretë skoceze, që do të bëjë të diskutohet shumë qoftë edhe ligjërisht, sa i takon portierit të tretë të skuadrës, Geri Malej, kontrata e të cilit përfundon në qershor.

“Kontrata e tij përfundon në muajin e ardhshëm dhe ne po e lëmë të ardhmen e tij në duart e tifozëve. Qëndron apo ikën, e vendosni ju”, njoftimi në Tëitter nga klubi.

I mbërritur në Livingston në vitin 2016, portieri 37-vjeçar ka luajtur vetëm në 9 ndeshje gjatë katër viteve. Shumë pak, por Malej ka hyrë në zemrat e tifozëve, duke qenë se 68.3% e mbi 160 mijë votuesve, kanë qenë pro rinovimit të tij.