Gëzim Zilja: Pse hesht Lame dhe Shkreli dhe të tjerë për trashëgimninë kulturore

502
Sigal

Nga Gëzim Zilja:

Artan Lame, Artan Shkreli dhe të tjerë gjate viteve 2005-2013 kanë qenë nga mbrojtësit më të flaktë të trashëgimisë kulturore. Kanë ngritur zërin edhe për një pemë të prerë, edhe për ca kangjella, për bunkerët gjermanë të Luftës së Dytë Botërore, për prishjen e Stadiumit në kohën e qeverisë demokratike, etj etj. Shpesh me të drejtë. Por kur stadiumi u rrafshua, kur Kulla e Sahatit po mbulohet me qefin, kur teatri u kthye në varr, dhe Tirana po shpërfytyrohet prej partise se tyre, ata nuk bëzajnë. Kjo është sjellja tipike e intelektualit shqiptar, këto tridhjetë vjet, qe per nje karrige shet veten, nderin dhe lëpin atë që ka pështyrë. Po botoj nje pjese te vogel nga shkrimi i vitit 2012 me titull: Shembuj rezistence, shkruar nga A. Lame. Më vonë do të shkruaj më gjatë se ç’kanë thënë e bërë këta “kalorës” të mendimit të lirë dhe “mbrojtës të paepur” të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
“…Pas pushtimit italian, në ëndrrat e Musolinit, Shqipëria do të ishte baza fillestare për Perandorinë e Re Romake në Ballkan. Në këtë skemë, Tirana do të luante rolin e kryeqytetit ballkanik të Perandorisë. E shihni se çfarë roli na kish rënë në pjesë? I gjithë plani i ri rregullues i Tiranës, bulevardet, godinat madhështore, ishin në funksion të këtij projekti ballkanik. Natyrisht që për këtë projekt, italianët mobilizuan arkitektët e tyre më të mirë, që i bie të ishin praktikisht edhe më të mirët e botës, të cilët lanë punët e tyre në Romë, Firence e Milano dhe erdhën këtu te Lana, Varri i Bamit dhe Brraka, që të projektonin qytetin e së ardhmes. Dhe e bënë….”