Skënderbeu fiton 6 – 1 me Laçin

470
Skënderbeu fitoi thellë 6 – 1 me Laçin, një fitore në kampionat që nuk përsëritej prej 1 viti e gjysmë. Korçarët u shfaqën të papërmbajtshëm, duke shënuar të gjithë golat në pjesën e parë. Kurbinasit realizuan të vetmin gol gjatë pjesë së dytë. Një provë force kjo e Skënderbeut, që po kërkon me ngulm titullin e gjashtë radhazi, që do të ishte një rekord i ri në Shqipëri. Flamurtari mundi 2 – 0 Tërbunin. Skuadra pukjane është zyrtarisht e rënë një kategori më poshtë. Teuta fitoi 1 – 0 sfidën në fushën e Bylisit duke u barazuar me pikë me Kukësin e vendit të tretë. Nga ana tjetër skuadra e Klodian Duros e mbylli pa gola takimin e javës 33 me Vllazninë.
Sigal