Skandal trukimesh në kampionatin grek, 28 të arrestuar. Mes tyre edhe presidenti i Olympiakos

600
Një rast i ngjashëm me “Calciopoli-n” ka ndodhur në futbollin grek. Këshilli i gjyqtarëve të lartë ka akuzuar 28 persona se janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin helen.
Midis tyre, me akuzën për ndryshimin e rezultatit të ndeshjeve të futbollit, ndodhet edhe Evangelos Marinakis, presidenti i klubit më të madh të Greqisë, Olympiacosit të Pireut, ndërsa i janë hequr 3 akuza të tjera për të njëjtin veprim, si dhe akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale, duke u ndryshuar thjesht në formimin e një bande që trukonte ndeshjet.
Ndaj biznesmenit Marinakis, pronar anijesh tregtare dhe një prej njerëzve më të pasur në Greqi, do të vazhdojnë të ekzistojnë kushtet kufizuese që ka vendosur Prokuroria për të, si ndalimi i largimit jashtë shtetit, 200 mijë euro garanci, paraqitje në rajonin më të afërt të policisë, si dhe ndalimi i çdo pjesëmarrjeje që ka të bëjë me aktivitetet futbollistike të vendit.
Personat e tjerë që bëjnë pjesë në listën e gjatë të të akuzuarve janë zyrtarë të lartë të Federatës greke të Futbollit (EPO), arbitra, trajnerë dhe ish-futbollistë nga klubet e Levadiakos, Panionios, Verias apo Atromitosit të Athinës.

marin1405600066
Sigal