Shtubina tërhiqet nga futbolli, sulmuesi shkodran: Ëndërr e realizuar deri 35 vjeç

150
Sigal

Çdo fillim e ka një fund. Ndriçim Shtubina i thotë stop futbollit të luajtur dhe këto dy javë që kanë mbetur në kampionat, si dhe ndeshja shtesë për “play out”, do të jenë të fundit për shkodranin.

Në një intervistë, sulmuesi i Egnatias ka sqaruar arsyet e tërheqjes në moshën 35- vjeçare, duke treguar edhe momentet më të bukura dhe më të vështira në karrierën që nisi në vitin 2006 tek ekipi i zemrës dhe po e mbyll tashmë në Rrogozhinë.

“Gjykova se i kam dhënë shumë futbollit dhe ky është momenti më i mirë të jap lamtumirën si lojtar. Kur e nisa karrierën, e kisha menduar dhe besuar se do të luaja deri 35 vjeç. Kjo dëshirë m’u plotësua falë Zotit. Falënderoj presidentin Agim Demrozi, i cili pati besim te vlerat e mia.

Dëshira ime është që këtë fundjavë të përshëndetem me tifozët më të mirë në botë, ata shkodranë. Megjithatë, largimin zyrtar ua kam rezervuar tifozëve të Egnatias në javën e fundit, të cilët gjithashtu më kanë mbështetur, respektuar dhe trajtuar si mik, shok dhe vëlla.”